Kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas vdekjes së presidentit legjitim të Egjiptit Muhamed Mursit. Ai këtë postim e ka bërë në profilin e tij në rrjetin social FB:
Jetove si burrë, sot ndërrove jetë si burrë,
Muhamed Mursi
Sot ka ndërruar jetë presidenti legjitim i Egjiptit Muhamed Mursi.
Ai ishte larguar dhunshëm nga pozita e tij presidenciale me 2013 me një puç të pregaditur mirë nga diktatori aktual Al Sisi.
Presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi erdhi në pushtet me 2012 me votën e lirë të qytetarëve.
Menjeherë në fillim të mandatit të tij njohu shtetin e Kosovës.
Por puna e tij e drejtë, e sinqertë dhe fisnike pengoj kriminelët dhe terroristët të cilët përmes një puçi ushtarak në vitin 2013 e rrëzuan nga pushteti dhe e burgosën dhe përsekutuan e vranë me qindra mijëra qytetarë të pafajshëm dhe protestues që mbronin lirinë dhe drejtësinë në Egjipt.
Kur e larguan dhunshëm dhe e arrestuan presidentin Muhamed Mursi, bota”demokratike heshti”.
Ishte vetëm Turqia dhe disa shtete muslimane të lindjes së mesme që dënuan arrestimin e Muhamed Mursit.
Por presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi qëndroj i palëkundur deri sot kur ndërroj jetë në gjykatë.
Jeta dhe vdekja e tij duhet të na shërbej neve të gjithëve.
Jetoj si burrë dhe vdiq si burrë.
Nuk u dorëzua kurrë dhe nuk u shit kurrë.
ALLAHU ta dhuroftë Xhennetin i nderuar President i Egjiptit Muhamed Mursi.
Ti ishe edhe mik i madh i shtetit të Kosovës.