Majlinda Kelmendi ka triumfuar edhe në duelin e tretë të Grand Slamit në Dyseldorf. Kelmendi mposhti xhudistin koreane Bokyeong Jeong me ippon në kategorinë deri më 52 kg.
Pas kësaj fitore kosovarja i është afruar edhe më shumë medaljes së dytë të artë për këtë vit, shkruan gazeta KOHA.
Në gjysmëfinale, Kelmendi do të përballet me xhudisten italiane Odette Giuffrida.