Kejvina Kthjella pozon duke përgatitur ushqim

Modelja e njohur shqiptare Kejvina Kthella, njihet për bukurinë dhe format trupore, të cilat i kanë mundësuar asaj të jetë një nga modelet më të kërkuara shqiptare.

Ajo gëzon një vëmendje të madhe edhe në media, po ashtu edhe një interesim të madh nga fansat për secilën paraqitje të saj.

Kejvina tanimë ndiqet nga më shumë se 400 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi ku shihet si kuzhiniere, e duket se ky është një pasion i modeles.

“Dieta juaj është sikur llogari bankare. Ushqimi i mirë është një investim i mirë” , Ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë ku duket mjaft joshëse.