Kejvina Kthella rikthehet në ‘Xing me Ermalin’, çfarë po ndodh?

Velina bionde e “Xing me Ermalin” do të rikthehet këtë të shtunë në programin nga i cili nisi karrierën televizive. Modelja e njohur bionde, me siguri, do ta marrë edhe një herë rolin e ngacmueses së të ftuarëve, por nuk dihet nëse do të vijojë apo do të jetë e ftuar speciale vetëm për një natë.

3 muaj pas largimit, Kejvina rikthehet në “Xing” dhe Ermali e ka publikuar lajmin bashkë me një video gazmore nga xhirimet e programit.

Këtë të shtunë kthehet Kejvina Kthella në Xing”, – shkruan Ermali pa dhënë të tjera shpjegime për velinën bukuroshe.