Shkup, 8 nëntor 2018– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp e nominoi Kejt Meri Bërns për ambasadore të ardhshme në Maqedoni. Ajo është diplomate e karrierës, ndërsa për momentin është zëvendëse e shefit të misionit në ambasadën e SHBA-së në Greqi.
Paraprakisht, ajo ishte zëvendëse e shefit të misonit dhe zëvendëse e përfaqësuesit të përhershëm në misionin e SHBA-së në selinë e OSBE-së në Vjenë. Në karrierën e vet ajo ka punaur në ambasadën amerikane në Madrid, Spanjë, më pas ka qenë në detyra diplomatike në Afganistan dhe në selinë e NATO-s në Bruksel. Bërns flet spanjollisht, hungarisht dhe turqisht.