Kejt Bërns: Bashkë do t’i ecim rrugët drejtë së ardhmes më të mirë

Shkup, 7 korrik – Ambasadorja e re amerikane në Shkup Kejt Bërns në një video paraqitje para marrjes së detyrës porosit se është e nderuar që do t’a përfaqësojë SHBA-në dhe se do të punojë në përforcimin e lidhjeve mes të dy shteteve dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.

“Tashmë 25 vite punoj si diplomate amerikane në promovimin e sigurisë, progresit, respektit të të drejtave të njeriut dhe dallimeve, sundimin e së drejtës dhe tregjet e hapura. Jam e emocionuar që këtë punë do ta vazhdoj në Maqedoninë e Veriut. E vlerësojmë guximin dhe profesionalizmin e ushtarëve tuaj dhe presim që t’u përshëndesim si anëtare e 30-të në NATO. Jam e nderuar që e kam mundësinë që ta përforcoj lidhjen mes të dy vendeve. Maqedonia e Veriut tani është në rrugën e zgjedhur drejtë NATO-s dhe BE-së. Ekipi në Ambasadën e SHBA-së në Shkup dhe unë punojmë që t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut në këtë rrugë dhe të krijojmë mundësi të reja për progres përmes bashkëpunimit tonë dhe programeve për shkëmbim, korpusin e paqes dhe misionin e USAID-it. Dëshirojmë të vazhdojmë me kontributin drejtë së ardhmes tuaj pozitive, thekson Bërns.

Në video porosinë e përbashkët me bashkëshortin e saj Skot Gejxh, theksojnë edhe se me padurim presin që t’i vizitojnë lokalitetet e njohura në vend, të mësojnë për historinë kulturore të pasur dhe të shumëllojshme.

“Nga Çarshia e Vjetër deri te kanioni i Matkës, Xhamia e Larme në Tetovë, Liqeni i Ohrit dhe më shumë… Jemi të emocionuar që do të shijojmë gjithçka që ka të ofrojë vendi juaj. Presim që së bashku t’i ecim këto rrugë”, porosit ambasadorja e re amerikane.

Kejt Meri Bërns pas konfirmimit të emërimit të saj, muajin e kaluar dha betimin solemn si ambasadore e SHBA-së në Maqedoni.

Bërns vjen nga Athina ku e kryente funksionin e zëvendës ambasadorit të SHBA-së në Greqi.

Më herët ajo ishte zëvendës shefe dhe zëvendës përfaqësuese e përhershme e Misionit të SHBA-së në OSBE në Vjenë.

Gjatë karrierës së saj, ishte këshilltare për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e SHBA-së në Madrid, ishte përfaqësuese e lartë civile e Repartit për funksione shtetërore në grupin operativ Baston-Branko në Afganistan.

Ka punuar si këshilltare për punë publike në Misionin e SHBA-së në NATO në Bruksel, Belgjikë, nga viti 2007-2010. Ajo gjithashtu i ka përfaqësuar interesat e SHBA-së në Spanjë, Bolivi, Hungari dhe Turqi.

Bërns vjen në vendin e Xhes Bejlit, i cili nga funksioni u largua në mars të këtij viti.

 

Introducing Kate Byrnes, the new U.S. Ambassador to the Republic of North Macedonia

Meet Kate Byrnes, the new U.S. Ambassador to the Republic of North Macedonia!

Publiée par U.S. Embassy North Macedonia sur Vendredi 5 juillet 2019