Verën e ardhshme pritet të ketë ndryshime në repartin e sulmit të Interit. Dyshja Marotta-Ausilio duhet të vlerësojnë rastin Perisic i cili është nën kritika për formën e tij dhe dëshirën për të luajtur në Premier League dhe si pasues shikohet Rodrigo de Paul i Udineses. Këtë vit 24-vjeçari po shpreh të gjithë potencialin e tij duke shënuar 6 gola në 13 ndeshje dhe më e rëndësishmja, e ka pranuar vet se do t’i pëlqente të luante në radhët e zikaltërve. De Paul mund të jetë edhe alternativa e Keita Balde, gjithmonë nëse Interi vendos të mos e blej kartonin e sulmuesit nga Monaco.