Kefalojanis: Shtyrja e fillimit të negociatave nuk duhet t’i zhgënjejë Shkupin dhe Tiranën

Bruksel, 12 nëntor – Marrja e vendimit për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është shtyrë për në maj të vitit 2020 dhe kjo nuk duhet t’i zhgënjejë të dyja vendet kandidate dhe popujt e tyre, thotë kryesuesi i Delegacionit të Parlamentit Evropian pranë Komitetit për Stabilizim dje Asociim midis BE-së dhe Shqipërisë, Manolis Kefalojanis në intervistën për “Juropian Uestern Ballkans” (EVB), njofton KOHA.

“Të dyja vendet duhet të vazhdojnë me përpjekjet për zbatim të plotë së reformave të nevojshme pa shmangien e orientimit të tyre evropian dhe të ardhmen e tyre evropiane. Greqia konsideron se në rrethana të këtilla BE-ja mund ta fillojë procesin aderues, i cili do të sillte deri në përfshirjen e tyre në familjen e madhe evropiane. Kjo është diçka që do të kontribuonte për stabilitetin dhe paqen e rajonit ballkanik, i cili ka përvojë të shumë turbulencave në shekujt e kaluar”, thotë eurodeputeti grek Kefalojanis, i cili është anëtar i partisë në pushtet në Greqi, Demokracia e Re.

Ai shpreson se deri në maj të vitit të ardhshëm “do të evitohen të gjitha vërejtjet e Francës” dhe se do të fillojnë negociatat për anëtarësimin e të dyja vendeve ballkanike.

Sipas Kefalojanisit, ndarja eventuale e procesit negociues të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë do të dërgohej “mesazh i gabuar” dhe do të shkaktonte më tepër probleme, sesa do të zgjidhte.

“Kjo do të hapej më tepër çështje lidhur me stabilitetin politik në Shqipëri dhe do të shkaktonte diskurs antievropian, të cilat do të shihnin se përpjekjet e tyre kanë qenë të padobishme”, thotë Kefalojanis në intervistën për EVB. (koha.mk)