Miose Kean do të rikthehet te Evertoni në fund të këtij sezoni. Sulmuesi italian, që është i huazuar te Paris Saint-Germaini, do të rikthehet në klubin anglez.
Sipas mediave angleze, trajneri Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se Kean mund të shitet.
Klubi i Evertonit po kërkon rreth 45 milionë euro për ta liruar lojtarin.
Kean këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat me PSG-në. Për sulmuesin 21-vjeçar interesim ka shprehur Juventusi