Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Moise Kean mund t’i bashkohet PSG-së në marrëveshje përfundimtare dhe ka insistuar se nuk dëshiron ta shesë Bernardin, që kërkohet nga Roma. Kean iu bashkua PSG-së si i huazuar nga Evertoni në tetor të vitit të kaluar dhe ka shënuar 12 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
“Fillimisht duhet ta shohim dëshirën e lojtarit”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për shtyp. “Nëse lojtari dëshiron të qëndrojë në PSG, atëherë natyrisht se dy klubet duhet të ulen dhe të flasin për këtë, dhe ne jemi të hapur. Klubi është i hapur të flasë nëse PSG-ja dëshiron ta transferojë Keanin, i cili po kalon formë të mirë për momentin”, i shpreh Ancelotti.
E ardhmja e Bernardit në “Goodison Park” është po ashtu në dyshim, pasi braziliani mund t’i bashkohet Romës në një shkëmbim me Robin Olsenin. “Nëse dëshira e lojtarit është të qëndrojë, nuk do ta largojmë me forcë. Ai është i lumtur këtu. Nuk ka luajtur shumë, por nuk ka thënë asnjëherë se dëshiron të largohet, dhe ne nuk duam ta shesim atë. Kjo është situata për momentin”, deklaroi Ancelotti.