Bruksel, 18 janar – Komisioni Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të bëjnë më shumë për ta ndjekur gjenomin e koronavirusit, me qëllim të zbulimit më të shpejtë të mutacioneve, deklaroi sot komisarja evropiane për shëndetësi, Stella Kirijakides.
“Urgjentisht duhet të bëjmë më shumë sekuencën gjenomike në BE për t’i identifikuar variante dhe për të shkëmbyer informacione me njëri-tjetrin. Kjo është kritike”, tha ajo.
Shumica e vendeve të BE-së deri më tani kanë bërë pak ose aspak sekuencë, që do të thotë se nëse zhvillohen variante më të rrezikshme në mesin e popullatave të tyre, vështirë që do të identifikohen.
“Jemi gati të mbështesim në mënyrë aktive vendet tona anëtare, ekspertizën, infrastrukturën dhe burimet financiare në mënyrë që të rrisim kapacitetin në BE,” tha Kiriakides.
Propozimet do të jenë pjesë e një dokumenti të ri të politikës për Kovid-19 që Komisioni Evropian do ta publikojë nesër përpara një telekonference të liderëve të BE-së ditën e enjte, kumtuan përfaqësuesit zyrtarë të BE-së.
Të gjitha variantet kryesore janë gjetur deri më tani jashtë BE-së, në Britani të Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil, edhe pse kjo nuk do të thotë se ato janë të domosdoshme janë zhvilluar në vendet ku janë vërejtur të parët.