Strasburg, 28 prill – Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq ju bëri thirrje qeverive të shteteve-anëtare të dëshmojnë vullnet politik më të fuqishëm për mbrojtjen e gazetarëve dhe gazetarisë së pavarur me qëllim që të ndalojë përkeqësimi i lirisë së mediave në Evropë.
“Liria e mediave është shtyllë kryesore e demokracive tona që shumë shpesh merret si e mirëqenë. Respektimi i lirive të mediave bie në shumë vende. Viteve të fundit, ishim dëshmitarë të rritjes së rasteve të dhunës dhe frikësimit të gazetarëve”, thuhet në kumtesën e KE-së me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave – 3 Maji.
KE thekson se gjatë pandemisë Kovid-19 ka rritje të raporteve për dhunë mbi gazetarët si edhe për censura dhe represione. Gjithashtu thuhet se mediat janë përballur me sfida ekonomike serioze dhe shumë gazetarë kanë ngelur pa punë për shkak të pandemisë.
“Është koha të përmendet se shtetet janë të gatshme të sigurojnë kushte që gazetarët ta kryejnë punën e tyre pa dhunë dhe frikë dhe ta plotësojnë rolin e rojtarit publik, që përfshin përgjegjësi të autoriteteve publike për vendime dhe aktivitete”, theksoi Pejçinoviq Buriq.
Sipas saj, KE është e gatshme t’i mbështesë vendet-anëtare në krijimin dhe kultivimin e mjedisit në të cilin mediat pluraliste, të ndryshme dhe të pavarura ta luajnë rolin e tyre dhe kontribuojnë për përforcimin e demokracive.