Tiranë, 22 korrik Komisioni Evropian e këshillon Qeverinë shqiptare ta vazhdojë politikën për zvogëlimin e borxhit publik dhe kreditë e pavolitshme, duke e shfrytëzuar dinamikën pozitive në ekonomi.
Në vlerësimin e fundit për ekonomitë e vendeve kandidate, KE-ja konstaton se rritja ekonomike në Shqipëri plotësisht përshpejtohet në gjysmën e parë të këtij viti, të përkrahur nga investimet e huaja dhe konsumi i rritur vendor.
Për kuartalin e parë të vitit 2018 ekonomia shqiptare shënon rritje prej 4,4 për qind, që është rritje më e lartë në një kuartal në tre vite e gjysmë të fundit.
Sipas KE-së, të gjitha komponentat e kërkesës vendore kanë kontribuar pozitivisht për rritjen ekonomike, por efekt më të madh ka zgjerimi i konsumit privat dhe investimeve afariste.
Konsumi privat ka mbajtur rritje solide prej tre për qind, të përkrahur nga rritja e punësimit dhe të pagave, veçanërisht në sektorin publik.
Komisioni potencon se Shqipëria duhet të vazhdojë me konsolidimin fiskal. Edhe pse borxhi publik zvogëlohet në 69 për qind të bruto prodhimit vendor (mbi 8 miliardë euro) edhe më tutje është në nivel shumë më lartë.
Për vitin 2018 KE-ja parashikon rritje të ekonomisë shqiptare për 3,6 për qind derisa për 3,9 për qind për vitin e ardhshëm.