Bruksel, 3 dhjetor – Komisioni Evropian sot i prezantoi synimet e tij për propozimet e ardhshme legjislative për forcimin e demokracisë në Bashkimin Evropian.
Është parashikuar në vitet e ardhshme të futet transparencë në reklamat politike, si dhe mënyra për të parandaluar dezinformimin dhe për t’i ndihmuar mediat rajonale dhe audiovizuele. KE do të propozojë rregulla mbi përgjegjësinë e reklamuesve, këshilltarëve politikë dhe platformave të shpërndarjes, si dhe rregulla të reja mbi financimin e partive evropiane.
KE vitin e ardhshëm do të rekomandojë masa për sigurinë e gazetarëve dhe mbrojtjen e tyre nga procedurat gjyqësore, ndërsa do të ketë masa shtesë për rritje të transparencës në pronësinë e mediave dhe reklamimit shtetërorë. Komisioni gjithashtu do të propozojë gjoba me para për ata që përhapin dezinformata.
KE kumtoi se sot ka miratuar një plan për ta mbështetur rimëkëmbjen dhe transformimin e mediave audiovizuele të prekura nga pandemia Kovid-19. Është parashikuar të lehtësohet dhe zgjerohet qasja në financa, si dhe të sigurohen 20 për qind nga fondet e BE-së për rimëkëmbjen ekonomike për teknologjitë digjitale.
Është parashikuar mediat ta kenë mundësinë për financim nga BE-ja si dhe qasjen në 400 milionë euro deri në vitin 2027 për mbështetjen e tyre. KE publikoi se pandemia i ka ulur të ardhurat nga reklamimi në mediat nga 30 deri në 80 për qind.