Komisioni Evropian sot njoftoi se pret që marrëveshja për emigracion midis BE-së dhe Turqisë të mbetet në fuqi, sepse kjo është në interes për të dy vendet, si dhe për refugjatët sirianë. “Kjo është një çështje e besimit reciprok”, theksoi një përfaqësues i BE-së. Ai citoi se Komisioni ka veçuar 34 milionë euro për ndihmë të 230 mijë fëmijëve të refugjatëve sirianë, që qëndrojnë në Turqi. BE theksoi se ky është programi më i madh humanitar në fushën e arsimit në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme. Pagesa e parave do të jetë kesh dhe do të fillojë për një muaj e gjysmë.