Bruksel, 29 janar – Në deklaratë për MIA-n, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç konfirmoi se orientimi seksual duhet të përfshihet si bazë në ligjin për anti-diskriminim, transmeton Koha.
Pas debateve në opinion dhe kritikave të sektorit civil për qëndrimin e disa partive politike se përfshirja e orientimit seksual dhe identitetit gjinor si bazë në ligjin për administrim është kontestues, Komisioni Evropian përkujton se ky është obligim për rrugën drejt BE-së.
“Pozicioni ynë është i qartë: projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen kundër diskriminimit e përmirëson harmonizimin me standardet evropiane dhe legjislacionin e BE-së, kjo duhet t’i përfshijë orientimin seksual dhe identitetin gjinor si baza për diskriminim”. deklaroi Kocijançiç.
Nga Komisioni Evropian tregojnë në raportin e fundit për Maqedoninë në këtë pjesë, ku thuhet se është me rëndësi “qenësore” të përfshihen orientimi seksual dhe identiteti gjinor si bazë për diskriminim dhe drafti të ndryshohet në pajtim me mendimin e Komisionit të Venecias.
Më tej raporti i KE-së thekson edhe se “ndryshimet do të duhet të reflektohen edhe në ligje të tjera, përfshirë edhe kodin penal”. (koha.mk)