Bruksel, 21 shkurt – Komisioni Evropian (KE) nuk shikon problem në Platformën shqiptare që e inicoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke ia dhënë partive shqiptare në Maqedoni, e cila i ka frenuar negociatat për krijimin e Qeverisë së Re, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Në pyetjen për reagimin e KE-së për përzierjen e kryeministrit të një vendi fqinj në marrëdhëniet e brendshme-politike në Republikën e Maqedonisë me imponimin e një vendimi që edhe më tepër e nxehën krizën politike në vend, zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiç me përgjigje: “Siç e kemi thënë vazhdimisht, ne nuk spekulojmë për krijimin e Qeverisë dhe programin me IJRM Maqedoninë. Por ne presim, që nga mbajtja e zgjedhjeve, formimin e shpejtë të qeverisë së re, e cila do të ketë përkrahje të gjerë politike dhe e cila fuqimisht do të jetë e përkushtuar në reformat evropiane dhe në implementimin e të gjitha pjesëve nga marrëveshja e Përzhinës dhe në prioritetet urgjente reformuese. Ky është një pozicion shumë i qartë dhe kjo është ajo që me padurim e presim”, deklaroi Kocijançiç. Në reagimin nëse Brukseli zyrtar e përkrah përzierjen e kryeministrave të huaj në punët e brendshme të një vendi tjetër, Kocijançiç e përsëriti të njëjtën deklaratë dhe së bashku me zëdhënësin kryesor të Eurokomisionit, Margaritas Shinas, konstatuan se “gjithçka është e qartë si kristali”.