Bruksel, 27 tetor – Komisioni Evropian publikoi sot se nuk kanë koment të ri për vendimin e parlamentit katalanas për shpalljen e pavarësisë nga Spanja.
“Nuk kemi çfarë të shtojmë për atë që tashmë e kemi thënë”, deklaroi zëdhënësja e KE-së, Mina Andreeva.
Ajo në konferencën për shtyp, e përsëriti qëndrimin e kryetarit të KE-së, Zhan Klod Junker, i cili tha se pavarësia e Katalonjës është çështje e brendshme e Spanjës.