Komisioni Europian ka nënshkruar një kontratë për vaksinën kundër Covid-19 me kompaninë gjermane biofarmaceutike CureVac.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur vetë presidentja e KE Ursula von der Leyen.
“Sot ne nënshkruam kontratën tonë të 5-të të vaksinës, me CureVac,” – shkroi von der Leyen nga llogaria e saj zyrtare në Twitter.
Ajo tha se Komisioni Evropian tani ka siguruar gati 2 miliardë doza të vaksinave të mundshme për koronavirusin dhe se evropianët do të kenë qasje në to pasi të miratohen si të sigurta dhe efektive, para fundit të vitit.
Komisionerja e Shëndetësisë në BE, Stella Kyriakides tha në Twitter se marrëveshja vendosi qytetarët dhe ekonomitë evropiane dhe globale një tjetër “hap më afër për të ofruar një strategji të sigurt dhe të qëndrueshme dalje nga kriza.