Bruksel, 12 janar – Komisioni Evropian sot tha se vazhdon t’i japë mbështetje të tërësishme Republikës së Maqedonisë dhe vendeve të tjera që nuk janë pjesë nga Bashkimi Evropian, ndërsa gjenden në rrugën e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor për ballafaqim me krizën e refugjatëve. Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, zëdhënësja e Komisionit Evropian e angazhuar për migrim, Natasha Berto, sot në konferencë për shtyp në Bruksel, gjithashtu, konfirmoi se Unioni i mban rregullisht video konferencat me persona të caktuar për kontakt nga vendet e rrugës të Ballkanit Perëndimor dhe se siguron mbështetje financiare për aktivitetet lidhur me emigrimin. Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian të angazhuar për çështjet emigruese, ndihmën që Brukseli zyrtar ia jep Maqedonisë dhe vendeve të tjera kandidate për anëtarësim në BE është përmes Instrumentit për ndihmë inkuadruese (IPA), por edhe përmes programeve të përkushtuara dhe ndihmës humanitare. Gjithashtu, sipas Bertos, ndihma vjen edhe përmes financimit nga fondi i posaçëm për Sirinë i cili arrin 600 milionë euro.