Bruksel, 16 korrik – Pas dorëheqjes së Katica Janevës, Komisioni Evropian në një reagim për MIA-n porosit se hetimet për përgjimet ilegale duhet të vazhdojnë.
“Bashkimi Evropian e pranoi paralajmërimin e Katica Janevës se e ka ndërmend të japë dorëheqje”, thuhet në reagimin me shkrim të Komisionit Evropian.
Në tej në koment, KE e përsërit se është “me rëndësi të gjitha partitë politike parlamentare të vazhdojnë të punojnë për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme të statusit të Prokurorisë Publike Speciale”.
“Bashkimi Evropian përkujton se është e rëndësishme të vazhdojë vendosja e llogaridhënies për krimet të cilat dalin dhe të cilat lidhen me përgjimet ilegale”, qëndron në kumtesën e shkurtër të Komisionit Evropian.