Komisioni Evropian rekomandon që Maqedonia t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian pasdite në konferencë për shtyp eurokomisari Johanes Han, duke e prezantuar raportin për progresin e vendit. Rekomandimi bazohet në analizën e bërë thellësisht, theksoi Han. Shtoi se është bërë shumë dhe kjo duhet të lavdërohet, ndërsa BE-ja duhet në mënyrë përkatëse t’u përgjigjet këtyre përpjekjeve. “Reformat në administratën publike, lufta kundër krimit të organizuar, gjyqësisë, vlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve publike janë evidente, i shohim rezultatet nga këto përpjekje”, tha Han. Porositi që reformat të vazhdojnë – në administratën publike me korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndërsa veçanërisht në gjyqësi. Theksoi se politika për zgjerim të BE-së sjell rezultate, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor sërish e konfirmuan ardhmërinë e tyre evropiane. Komisioni Evropian, siç theksoi, për këtë i shpërbleu Maqedoninë dhe Shqipërinë me rekomandim për fillimin e negociatave inkuadruese. “Por këtu nuk përfundojnë përpjekjet. Kemi ende shumë punë. Jemi larg nga prodhimi i gatshëm, por jemi në rrugë të mirë. Raporti është pozitiv dhe optimist për Ballkanin Perëndimor, por duhet të përmendim se hyrja në BE duhet të meritohet. Është me rëndësi që të themi se gjithë procesi bazohet mbi rezultatet e arritura dhe secili duhet të punojë në atë që i është dhënë si detyrë”, tha Han.
Shtoi se së shpejti do të jenë evidente edhe rezultatet konkrete të Samtit në Sofje, ku do të lidhen marrëveshje konkrete me qëllim të bashkëpunimit më të lehtë me BE-në në disa rajone mes të cilëve edhe bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik. Theksoi se në vend dhe në rajon është me rëndësi që të përmirësohen kushtet për investime përmes përmirësimit të klimës ekonomike dhe shtoi se sundimi i drejtësisë është faktor mjaft i rëndësishëm në këtë drejtim. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini , e cila sonte udhëton drejt Tiranës, nesër në Shkup, e pastaj në Podgoricë dhe Beograd, e hapi presin dhe përmendi se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe se në të ardhmen do të bëhet pjesë e BE-së. “Mesazhi pozitiv, të cilën Shkupi dhe Tirana e presin nga KE-ja erdhi”, tha Mogerini.
Shprehu bindje se vendet e rajonit do t’i zbatojnë reformat dhe do të tregojnë rezultate konkrete, sepse, siç tha qytetarët e këtyre vendeve këtë e presin nga zyrtarët e tyre. Mogerini theksoi se me pakon për zgjerim të Unionit do të rritet paqja dhe stabiliteti në rajon, por edhe në BE, pro edhe do të hapen mundësitë ekonomike për vendet-anëtare dhe vendet-kandidate. Han vjen për vizitë në Maqedoni, me ç’rast do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa do të marrë pjesë edhe në drekën kryeministrore të Samitit digjital që në dy ditët e ardhshme do të mbahet në Shkup. Gjatë qëndrimit në Shkup, Mogerini duhet të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.