Bruksel, 5 janar – Komisioni Evropian i përshëndet aktivitetet e Qeverisë së Maqedonisë për t’i dhënë fund kontestit 25 vjeçar për emrin me Greqinë dhe shpreson se do të shohë rezultate “konkrete”, deklaroi një përfaqësues i Komisionit për “Euroaktiv”.
Ndërtimi i marrëdhënieve të mira midis vendeve fqinje, duke i përfshirë edhe zgjidhjen e përbashkët të pranueshme për çështjen për emrin, nën mbështetjen e KB-së, është nga rëndësia kyçe, theksoi përfaqësuesi i KE-së.
“Në këtë kontekst i përshëndesim hapat e ndërmarra nga qeveria në Shkup në mënyrë aktive të angazhohet me partnerët e tyre nga Greqia për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat presim të përkthehen në rezultate konkrete”, thekson përfaqësuesi i KE-së.
“Euroaktiv” thekson edhe për rritjen e optimizmit në Shkup, Athinë, Bruksel dhe Uashington, se kontesti shumëvjeçar për emrin përfundimisht do të zgjidhet, që Maqedonisë do t’ia hapë dyert për integrim në NATO dhe BE.