Ekspertët nga Këshilli i Evropës i bënë thirrje Serbisë që zyrtarisht t’i pranojë vrasjet në qytetin e Bosnjës, Srebrenicë si gjenocid, në raportin në të cilin shprehet shqetësim dhe për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes nga ana e grupacioneve raciste dhe tifozëve të futbollit.
“Autoritetet politike serbe duhet zyrtarisht të pranojnë se masakra në Srebrenicë është gjenocid”, thuhet në kumtesën e kryetarit të Komisionit Evropian kundër racizmit dhe jotolerancës së KE-së, Kriatian Ahlund. Komisioni thekson se Parlamenti dhe presidenti i Serbisë kanë kërkuar falje zyrtarisht për masakrën në Srebrenicë, por askush prej tyre nuk ka pranuar se ajo paraqet gjenocid, siç kanë bërë gjykatat ndërkombëtare.
Presidenti serb Tomisllav Nikoliq kërkoi falje për masakrën në prill të vitit 2013 përmes televizionit nacional në BeH. Nga fundi i luftës në BeH (1992-1995) Serbia refuzon të pranojë se vrasja e mbi tetë mijë burrave dhe djemve në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 është gjenocid, siç këtë e ka bërë gjyqësia ndërkombëtare. Ish-lideri politik i serbëve boshnjakë, Radovan Karaxhiq mori dënim me burg prej 40 vitesh për krime lufte dhe për gjenocidin në Srebrenicë.