Bruksel, 5 shkurt – Komisioni Evropian (KE) sot e ka publikuar metodologjinë e re të negociatave paraqasës për anëtarësim në BE me të cilën duhet të avancohet procesi me çka ai do të bëhet më i besueshëm, me menaxhim më të fuqishëm politik, më dinamik dhe e parashikueshëm, informon KOHA.
Eurokomisari për zgjerim Oliver Varhei, duke prezantuar metodologjinë e re ka thënë se zgjerimi i BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet i lartë i Komisionit dhe prandaj sot propozojnë hapa konkret se si të përmirësohet procesi i inkuadrimit.
“Derisa nuk e forcojmë dhe përmirësojmë procesin, qëllimi mbetet inkuadrimi dje anëtarësimi i plotfuqishëm në BE. paralelisht, Komisioni fuqishëm qëndron në rekomandimet e saja për hapjen e negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe së shpejti d të jepet shpjegim për përparimin e arritur të këtyre dy vendeve. Në kuadër të përgatitjeve të Samitit të BE- Ballkani Perëndimor në Zagreb në maj, Komisioni do të del me plan për zhvillim ekonomik dhe investimeve në rajon”, ka thënë Varhei.
Metodologjia e re parasheh grupimin e kapitujve negociues dhe sferave tematike, mundësinë e përmirësimit të reformave të arritjeve individuale të kandidatëve, por edhe sanksionimin në raste kur nuk ka përparim me vënien në pushim të negociatave në sfera të caktuara por edhe suspendimin e plotë.
Fokusi vendoset në kriteret bazike- sundimi i së drejtës dhe institucionet demokratike. BE nga ana tjetër duhet ta konfirmojë përkushtimin e saj të pakontestueshëm të procesit që do të bazohet në arritjet, ndërsa natyra politike e procesit duhet të vihet para edhe në fokus me mekanizma siç janë Samitet e rregullta BE- Ballkani Perëndimor dhe konferenca ndërqeveritare me shtetet kandidate. (koha.mk)