Bruksel, 30 nëntor – Komisioni Evropian sot duhet të miratoj projekt buxhetin e ri për BE-në për vitin 2019, pasi Kuvendi dhe Këshilli nuk arritën të gjejnë kompromis për propozimin e pushtetit ekzekutiv.
Komisioni Evropian duhet të paraqesë propozimin e ri më 3 dhjetor para komisionit buxhetor të Parlamentit Evropian, me çka do të fillojë cikli i ri i negociatave midis tre institucioneve – Komisionit, Kuvendit dhe Këshillit.
Tre institucionet duhet të arrijnë kompromis me kohë që të mundet Kuvendi të miratoj buxhetin në seancën e fundit plenare për këtë vit.
Dallimet midis vendimmarrësve nuk janë aq të lidhura me shumën e buxhetit por kristalizohen para se të gjithash rreth çështjeve teknike lidhur me njërin nga anëtarët e rregullores së re financiare për shfrytëzimin e kredive.