Shkup, 18 tetor – Komiteti Ekzekutiv (KE) i VMRO-DPMNE-së në seancën e tij të fundit debatoi për më shumë çështje dhe solli disa konkluzione. KE siç thuhet në kumtesë, konstatoi se në 5 muajt e fundit është e dukshme politika e pushtetit për lirim masiv të kriminelëve nga burgjet dhe repartet e paraburgimit rreth bazave të ndryshme juridike të fabrikuara emërtues i përbashkët i të cilave është intervenimi politik nga pushteti. “Kështu, menjëherë pas ardhjes në pushtet LSD e cila në këtë moment ka kontroll të plotë mbi prokuroritë dhe gjyqësinë në Maqedoni i liroi nga burgu Agim Krasniqin nga Kondova, Bajrush Sejdiun nga Kumanovo i dënuar edhe për një numër krimesh të rënda, Velija Ramkovskin nga Shkupi gjithashtu i dënuar për krime të shumta, nga paraburgimi e liroi edhe i mundësoi gjoja burg shtëpiak Seat Rahiqit i dyshuar për shpërndarje dhe shitje të drogës, të cilin opinioni vetëm para tre ditëve e pa në rolin e sulmuesit të kryetarit të partisë GROM”, theksohet në kumtesën e KE-së të VMRO-DPMNE-së. Krahas kësaj LSD, në pajtim me premtimet ndaj partnerit të koalicionit BDI, ndërsa të cilët ishin pjesë e a.q. Platforma e Tiranës, vepruan që prokuroria të kërkojë pezullim të aktvendimit të kryer gjyqësor kundër personave të cilët e kryen vrasjen makabre të 5 personave të rinj. Pak para fillimit të fushatës zgjedhore, qeveria publikoi se ka miratuar ligj për amnisti për të burgosurit, të cilat do të amnistohen nga rreth 1,050 të burgosur për vepra të kryera penale. Prej këtu, KE i VMRO-DPMNE-së informon se nis iniciativë për lirim të menjëhershëm dhe amnisti për të gjithë personat që kanë kryer disa shkelje ligjore në incidentet para dhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017.