Komisari evropian për zgjerim Johanes Han dje para Komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian ka përsëritur se pritjet e KE-së janë se në raportin e majit do të rekomandohet hapje e negociatave me Maqedoninë e Veriut, njofton korrespondentja e MIA-s në Bruksel, nëse plotësohen kushtet e vendosura.
Komisari edhe një herë ka përsëritur se fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e cila jo vetëm që jep reforma, por është edhe i vetmi vend në rajon i cila nuk ka asnjë kontest të hapur me fqinjët, është çështje e kredibilitetit për BE-në.
“Në maj do t’i prezantojmë raportet për progresin e vendeve dhe presim në bazë të asaj që do ta konstatojmë dhe do të japim rekomandime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, se ato duhet të hyjnë në fazën përgatitore të negociatave, veçmas pas zhvillimit pozitiv në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Han para eurodeputetëve.
Han madje ka tentuar të qetësojë skeptikët se bëhet fjalë për fazë përgatitore dhe se të gjithë e mbajnë të drejtën e tyre të vetos në gjithë procesin.
Në pyetjen e MIA-s Han ka refuzuar të spekulojë me emra të vendeve të cilët kanë rezerva në miratimin e negociatave në qershor.
“Nuk pres asgjë dhe nuk dua të spekuloj, dua të jem i qartë se atë që tentojmë të arrijmë është marrëveshje që të fillojmë t’i përgatisim negociatat, thash se është çështje e kredibilitetit dhe përgjegjësisë si BE, të fillojë procesi, ku hapi i ardhshëm do të jetë hapja e kapitujve të ardhshëm”, ka thënë Han për MIA.
Nëse në qershor shtetet anëtare e vendosin zgjerimin në rend dite, siç planifikohet, Maqedonia e Veriut, nëse përmbushen kushtet e vendosura, do të duhet të merr dritë të gjelbër për fillim të negociatave me BE-në. Në atë rast, shtetet anëtarë i japin mandat KE-së të përgatis kornizë përgatitore me Maqedoninë, dokument i cili paraqet themelet e negociatave. Maqedonia poashtu duhet të përgatis kornizë të saj negociuese. Ky mandat duhet të miratohet përsëri nga vendet anëtare të cilët kanë të drejtë dhe të dorëzojnë ndryshime të këtij dokumenti, me çka mund të thirret konferencë e parë ndërqeveritare e cila zyrtarisht dhe e shënon fillimin e negociatave.
Pas fillimit të negociatave organizohet skrining bilateral sipas kapitujve, për dallim prej skriningeve të deritanishme, Maqedonia në këto takime do të referojë para partnerëve evropianë me gatishmërinë e saj të hap kapitullin e dhënë me çka formalisht hapet kapitulli. Për disa kapituj vendosen standarde për hapjen dhe mbylljen (benchmarks), këtu shtetet anëtare përsëri kanë mundësi të bllokojnë nëse nuk janë të kënaqur.(koha.mk)