Bashkimi Evropian tregon unitet në qasjen e tij ndaj lehtësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë edhe krahas deklaratave kontradiktore për opsionet dhe kompromiset të cilat palët mund t’i bëjnë.
Shefi i diplomacisë evropiane Zhozep Borel deklaroi para disa ditësh se mundësia për këmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë, është punë për të cilën dy palët duhet të vendosin, ndërsa përfaqësuesi special i BE-së për dialog Mirosllav Lajçak e hodhi poshtë atë mundësi.
Nga Komisioni Evropian është kumtuar se BE-ja është e vetmja në lidhje me kornizat dhe parimet të cilat duhet të ndiqen në dialog dhe se nuk ka dallime në qëndrimet.
Sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes përfundimtare, sipas zëdhënësit të KE-së, Piter Stano, ai duhet të jetë në pajtim me ligjet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.