Bullgaria, Kroacia dhe Sllovakia pranojnë shumë pakë emigrantë, njoftoi sot Komisioni Evropian gjatë prezantimit të raportit më të ri për realizimin e kuotave për zhvendosje. Tregohet se Bullgaria, Qiproja, Greqia, Kroacia, Malta, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia ende nuk kanë pranuar asnjë refugjatë sipas marrëveshjes me Turqinë. Në dokument theksohet se deri tani Bullgaria ka pranuar nga Greqia 29 kandidatë për azil prej 310 kërkesa të parashtruara. Bullgaria i ka premtuar Greqisë se do të pranojë gjithsej 831 kandidatë dhe deri tani ka realizuar vetëm tre për qind nga premtimi.
Në përgjithësi në BE tregohet progres në realizimin e kuotave, por KE-ja bën thirrje për përpjekje më të mëdha. Deri tani janë zhvendosur përafërsisht 32.000 emigrantë. Në Greqi zhvendosje presin 14.000 kandidatë për azil, ndërsa në Itali rreth 3.500, tregojnë të dhënat e KE-së.
Komisioni vëren se që kuotat të plotësohen deri në fund të shtatorit nevojitet nga Greqia do të zhvendosen pothuajse 3.000 persona në muaj, ndërsa nga Italia pas pothuajse 1.500 persona çdo muaj. KE-ja insiston që shtet anëtare të BE-së të kenë plane mujore për zhvendosje, t’i risin mundësitë e tyre për përpunimin e kërkesave dhe ta shkurtojnë kohën për përgjigje për ata. KE-ja rekomandon shtetet të shmangin kufizime më të mëdha ndaj kandidatëve.
Në dokument është shkruar se derisa Luksemburgu dhe Portugalia shënojnë progres të vazhdueshëm në përmbushjen e kuotave, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovakia bëjnë zhvendosje shumë të vogla. Hungaria dhe Polonia ende refuzojnë të marrin pjesë sistemimin e kuotave. Deri në këtë moment vetëm Malta dhe Finlanda janë në rrugë t’i përmbushin obligimet e tyre për afatin e dhënë.