Shkup, 30 korrik – Grupi i ekspertëve nga Këshilli i Evropës për luftë kundër tregtisë me njerëz (GRETA) sot dërguan thirrje për mbështetje plotësuese të profesionistëve të cilët zbulojnë dhe u ndihmojnë viktimave të tregtisë me njerëz.
Me rastin e 30 Korrikut – Ditës botërore të luftës kundër tregtisë me njerëz, , në deklaratë theksohet se është konstatuar “përkushtim dhe guxim i shumë profesionistëve kundër tregtisë me njerëz në 47 shtete nënshkruese të Konventës”, por edhe se “në disa vende nuk jepet vëmendje e mjaftueshme politike “dhe se ndahen resurset joadekuate”, për luftë kundër tregtisë me njerëz.
“Masat e ndërmarra për kontroll të pandemisë së Kovid-19 dhe pasojat e tyre socio-ekonomike e rritën cenueshmërinë e viktimave të tregtisë me njerëz dhe ato të cilët janë të ekspozuar në rrezik nga tregtia me njerëz”, thuhet në kumtesë dhe shtohet se njerëzit në terren, duke i përfshirë edhe përfaqësuesit e ligjit, punonjësit social, personelin mjekësor dhe organizatat joqeveritare përballen me sfida të paparashikuara që i kufizojnë në identifikim dhe ndihmë të viktimave.
Që t’i plotësojë obligimet e tij dhe të parandalojë tregti me njerëz dhe ta zvogëlojë rrezikun e fëmijëve nga eksploatimi, GRETA u bën thirrje shteteve të sigurojnë resurse adekuate për mbrojtje të fëmijëve, duke i përfshirë edhe fëmijët e emigrantëve dhe refugjatët.