Bruksel, 25 jasnar – Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme , Federika Mogerini dhe eurokomisari Johanes Han, në kumtesë të përbashkët “ngrohtë e kanë përshëndetur” hapin e ri në miratimin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilin vendi bëhet Maqedonia e Veriut.
“Nga vet fillimi, BE-ja fuqimisht e ka përshëdnetur marrëveshjen historike nga kryeministrat Cipras dhe Zaev nën udhëheqjen e KB-së. Nevojitej guxim politik, lidership dhe përgjegjësi nga të gjitha palët që të tejkalohet një nga kontestet më të vështira në rajon. Të dy palët e kanë shfrytëzuar këtë rast unik, i cili jep shembull për pajtim në tërë Evropën dhe do të sjellë nxitje shtesë për perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet në kumtesë.
Han, Mogerini dhe Junker theksuan se i presin hapat e ardhshme procedurale në zbatimin e marrëveshjes.
“Por tani mund të themi me siguri se sot Athina dhe Shkupi, së bashku, kanë shkruar faqe të re në ardhmërinë tonë të përbashkët evropiane”, thuhet në kumtesë.