Seanca e Komisionit parlamentar për çështje evropiane ku do të shqyrtohen amendamentet e pushtetit dhe opozitës me siguri do të mbahet më 22 nëntor- Ditën e alfabetit shqip, ka njoftuar kryetari i Komisionit, Artan Grubi. “Shpresoj se ligji për përdorimin e gjuhëve do të votohet deri në fund të vitit. Me ligjin do të arrihet barazia gjuhësore në Maqedoni mes gjuhës maqedonase dhe shqiptare në gjitha organet drejtuese të shtetit”, ka thënë Grubi, njofton Medial.mk. Edhe LSDM, po dhe VMRO-DPMNE e BESA paralajmëruan se do të dorëzojnë amendamente për përmirësimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve para Komisionit parlamentar për çështje evropiane.