Nju-Jork, 14 mars – Kombet e Bashkuara u rekomanduan nëpunësve të tyre të mos udhëtojnë me avionët Boing 737 Maks 8, transmeton gazeta KOHA.
Reparti për siguri i KB-së (UNDSS) shpalli kumtesë në të cilën citohet se gjatë rrëzimit katastrofal të avionit të kompanisë “Etiopian erlajns” të dielën humbën jetën 21 nëpunës të organizatës botërore.
Në kumtesë përkujtohet edhe se ajo është fatkeqësia e dytë e avionit e tipit të njëjtë të aeroplanit për më pak se gjashtë muaj.
“Përderisa nuk konfirmohen arsyet për këto fatkeqësi, nëpunësit e KB-së nuk duhet të udhëtojnë me avionët Boing 737 Maks 8”, rekomandohet në kumtesën e organizatës botërore. (koha.mk)