Nju-Jork, 9 nëntor – Kërkesat e agjencive humanitare të Kombeve të Bashkuara që të miratohet dërgesa e ndihmës për Korenë Veriore tashmë ka disa muaj që është enigmë sepse SHBA-ja ka kërkuar periudhë më të gjatë që t’i shqyrtojë dokumentet.
Këshilli i Sigurisë të KB-së nga vitit 2006 unanimisht vendosi sanksione për Korenë Veriore me qëllim që të pengohet financimi për zhvillimin e raketave bërthamore dhe balistike. Në pajtim me masat e marra grupet humanitare mund të kërkojnë që të bëjnë përjashtim për dërgimin e ndihmës humanitare për këtë shtet të varfër dhe të izoluar aziatik. Kërkesa parashtrohet në Këshillin e KS-së, ndërsa për këtë vendoset me konsensus.
Por sipas dokumenteve të Këshillit, kërkesat që agjencitë humanitare si Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe i dërguan në gusht dhe në shtator, ende presin dritën jeshile sepse Uashingtoni kërkon kohë shtesë për shqyrtimin e tyre.