Gjenevë, 27 qershor – Të paktën 45,000 persona janë larguar nga provinca siriane jugperëndimore Dara drejt Jordanit fqinj, për shkak të veprimtarive luftarake të cilat nuk po përfundojnë.
Jens Lerke, zëdhënës i Zyrës së koordinimit të aktivitetit humanitar të KB-së deklaroi se civilë, duke përfshirë edhe fëmijë, janë vrarë dhe lënduar, ndërsa spitali është shkatërruar gjatë sulmeve ajrore.
Ne presim që numri i refugjatëve të dyfishohet me eskalimin e dhunës”, deklaroi në të njëjtën pres konferencë Betina Lusçer, zëdhënëse e Programeve Botërore për Ushqim pranë KB-së.