Kombet e Bashkuara mbrëmë paralajmëruan që të mos politizohet ndihma humanitare për Venezuelën pasi që SHBA-ja ka dërguar ushqim dhe ilaçe. Mirëpo, Karakasi bllokoi ndihmën në kufirin me Kolumbinë.
Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo në Tuiter shkroi se Nikollas Maduro “Bllokoi ndihmën me kamionë dhe kontinierë të anijeve”.
“Populli i Venezuelës ka nevojë urgjente për ndihmë humanitare. SHBA-ja dhe vendet e tjera përpiqen të ndihmojnë, mirëpo ushtria e Venezuelës me urdhër të Maduros bllokoi ndihmën me kamionë dhe kontejnerë të anijeve”, njoftoi Pompeo.
Kamionët me ndihmë humanitare arritën në kufirin kolumbiano-venezuelas me kërkesë të presidentit të përkohshëm të Venezuelës, Huan Guaido.
Zëdhënësi i KB-s, Stefan Dezharik theksoi se ndihma humanitare patjetër duhet të jetë “e pavarur nga ndikimet politike, ushtarake dhe nga ndikimet e tjera “.
“Kur e shohim pozitën aktuale, bëhet e qartë se janë të nevojshme negociata politike midis të dyjave palëve për tu gjetur zgjidhje për paqe afatgjate”, raportoi Dezharik.
Qeveria e Maduros pohoi se në Venezuelë nuk do të ketë krizë humanitare, ndërsa për problemet ekonomike janë fajtore sanksionet.
Guaido muajin e kaluar përmes një letre kërkoi nga sekretari gjeneral i KB-së, Antonio Guteresh ndihmë humanitare. Mirëpo, ajo nuk mund të dërgohet pa lejen e Maduros ose me vendim të Këshillit të Sigurisë të KB-së. SHBA-ja do të mund të kishte kërkuar leje nga KS-ja për të dërguar ndihmë humanitare, mirëpo me siguri do të kishte vendosur veto për atë.
Maduro të hënën deklaroi se venezuelasit “nuk janë lypës” dhe se nuk do të lejojë që vendi i tij të turpërohet.(koha.mk)