Zyrtarë të lartë të KB-së shprehën shqetësim deri te Arabia Saudite për shkak të zhdukjes të pashpjegueshme të gazetarit saudit Xhamal Kashogi në Turqi, njoftoi zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Stefan Dizharik.
“Nuk posedojmë informacione nga një burim i pavarur, ne nuk jem të përfshirë në hetim. Zyrtarët e KB-së kontaktuan me përfaqësues sauditë në Nju-Jork për të shprehur shqetësimin për fatin e Kashogi”, tha Dizharik.
Organizata për të Drejtat e Njeriut “Hjuman Rajts Uoç” ju bëri thirrje aleatëve nga Rijadi që të shqyrtojnë marrëdhëniet me Arabinë Saudite pas zhdukjes të Kashogi.
“Miliarderi britanik Riçard Brenson tha se kompania e tij “Virxhin grup”, duke marrë parasysh ngjarjet rreth zhdukjes të Kashogi, do të pezullojë negociatat me fondin saudit për investime publike për një miliardë dollarë në projekte hapësinore të “Virxhin”.
Biznesmeni gjithashtu paralajmëroi se për shkak të zhdukjes të Kashogi ai do të tërhiqet nga menaxhimi me dy projekte turistike saudite në Detin e Kuq.
Për Kashogi nuk ka asnjë informacion pasi hyri në Konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Autoritetet turke dhe saudite japin deklarata kontradiktore. Ankaraja pohon se ai nuk ka dalë nga Konsullata, ndërsa Rijadi thotë se Kashogi në të njëjtën ditë është larguar nga objekti.
Kashogi, i cili jetonte në mërgim në SHBA, u zhduk në Stamboll të martën e kaluar, pas vizitës në Konsullatën, ku kishte qëndruar për dokumentacionin e nevojshëm për martesë, sqaroi e fejuara e tij.
Kashogi është gazetar për një kohë të gjatë, pjesë e redaksisë të “Uashington post”, i njohur për tekstet kritike për princin saudit. Në tekstet e tij ai e kritikonte edhe Arabinë Saudite për shkak të luftës me Jemenin dhe kontestin me Kanadanë. Ai është i njohur për nga intervistat e tij me liderin e mëparshëm të Al Kaedas, Osama bin Laden dhe udhëtimet me të në periudhën nga vitit 1987 deri në vitin 1995. Në fillim të viteve të 90-ta ka bërë përpjekje për të bindur Bin Laden të pajtohet me familjen mbretërore të Arabisë Saudite dhe të kthehet në atdheun e tij, por ai kishte refuzuar.