Shkup, 29 shtator – Klubi i Basketbollit Shkupi edhe zyrtarisht në sezonin e ri do të jetë pjesë e elitës së basketbollit vendor. Lajmi u konfirmua edhe nga KB Shkupi.
“Klubi i Basketbollit Shkupi do të garojë në Ligën e parë për meshkuj në sezonin 2017/2018 dhe e dorëzon vendimin e saj që të merr pjesë në Ligën e parë meshkuj për sezonin 2017/18. Në përputhshmëri me vendimet për zgjerimin dhe plotësimin e Ligës së parë e sjell në kuvendin e mbajtur të Këshillit Drejtues të FBM-së”, thuhet në kumtesën e klubit shqiptar e dërguar deri te FBM-së.
Derisa, rreth kësaj ka folur edhe trajneri i KB Shkupi, Enver Miftari.
“Po në vendimin që na e dërgoi Federata pas aplikimit që e bëmë që të jemi pjesëmarrës në Superligë, KB Shkupi i ktheu përgjigjen pozitive dhe pranuam që të jemi pjesë e elitës së basketbollit vendor. Pas bisedimeve që i kishim me Kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti na u dha mbështetja për ndihmën financiare që na nevojitet për të marr pjesë në Superligë. Hapin e parë e kemi mbaruar, tash vjen hapi i dytë dhe ajo është gjetja e sponsorëve, për shkak se koha është shumë e shkurtë derisa ne në fillim do të luajmë me lojtar të cilët i kemi për momentin. Ndërkohë, që do të punojmë edhe në gjetjen e lojtarëve të rinj dhe trajner”, deklaroi për gazetën KOHA, Miftari, i cili shpreson se biznesmeni turk Idriz Fatih me të cilin gjatë kohë janë në bisedime, do ta merr ta udhëheq KB Shkupin. (koha.mk)