Fisnik NUHIU
Shkup, 19 janar – Klubi i basketbollit Shkupi nga Çairi edhe pse në kushte jo shumë të mira për stërvitje, asnjëherë nuk ndërpreu me punë dhe atë falë trajnerit të palodhshëm Enver Miftarit i cili sëbashku me djelmoshat e tij po i bëjnë ballë të gjitha sfidave vetëm e vetëm për të arritur suksese sa më të mira me moshat e reja.
“Politika e klubit të basketbollit KB Shkupit është që ky klub të bënë organizimin dhe sigurimin e kushteve sa më të mira për stërvitje, që ti mundëson zbulimin e sa më shumë talenteve të rinj të basketbollit. Synimi i KB Shkupit është që djelmoshat që stërvitën me këtë skuadër të kenë një të ardhme të suksesshme e pse jo dhe të provojnë vetën e dhe në ligën e NBA-së”, thotë Enver Miftari.
E që ky klub është i mbushur me basketbollistë të talentuar e tregon edhe anëtari i këtij klubi Metin Saiti i lindur në vitin 2014 me gjatësi 200 cm. Metini me ekipin e KB Shkupi nisi para dy viteve, mirëpo me punën e tij të palodhshme duke mos lëshuar asnjë stërvitje ku në shumën e rasteve ka stërvitur edhe nga dy herë në ditë. Puna e tij është shpërblyer duke u bë lojtari më i ri që ka debutuar në Superligën e Maqedonisë me ekipi e KB Shkupi.
Mirëpo përveç që ka debutuar në ekipin e parë, puna e tij e suksesshme është vërejtur nga trajnerët e përfaqësueses së Kosovës të cilët djaloshin shkupjan e kanë ftuar të jetë pjesë e ekipit U16 të Kosovës.
Pjesë e ekipit U16 të Kosovës është edhe djaloshi tjetër i ekipit të KB Shkupit, Edi Osmani.
“Ftesa për këtë dy djelmosha erdhi pas një ndeshje miqësore që kishim në Prishtinë, mes përfaqësueses së Kosovës dhe ekipit tonë. Trajnerët e Kosovës kishin parë lojën e mirë e të dy basketbollistëve dhe kërkuan që të jenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës U16. Ndërkohë, Metin Saiti është edhe basketbollisti më i ri që ka debutuar me ekipin e parë të KB Shkupit në Superligën e vendin tonë”, theksoi Enver Miftari i cili më pas tregon për ambiciet e djaloshit të talentuar Metin Saitit.
“Dëshira më e madhe e Metinit me të cilën edhe jeton është që një ditë të provon vetëm në Ligën më të fortë në Botë atë të NBA-së. Dua të theksoj se Metini ka qenë shumë afër që të vazhdoj karrierën e tij në Itali te ekipi i “Auroa Basket Jesi”, por në momentin e marrëveshjen Italia u përfshi nga një valë e madhe e virusit COVID-19, dhe e gjithë kjo bëri që bisedimet për momentin të ndërpriten. Shpresojmë që sa më shpejtë të përfundojë kjo pandemi dhe të vazhdojmë aty ku kemi ngelur, besoj se destinacioni i radhës i Metinit do të jetë Italia e më pas dhashë Zoti ai të provon vetën edhe në NBA. Po ashtu dua të ceki se te kjo skuadër italiane është edhe ish basketbollisti jonë, Rezart Mehmeti i cili është edhe lojtari më i mirë i reprezentacionit U16 të Maqedonisë së Veriut, tha Miftari.
Ky klub përveç se ka ekipin e meshkujve ata kanë edhe ekipin e femrave, ku në mesin e tyre ka edhe basketbolliste mjaftë të talentuar siç janë Rina Saliu, Mevlude Curri, Dea Hoxha, Anila Rulani e shumë basketbolliste tjera.
“Përveç që punojmë me ekipin e meshkujve neve nuk ndërpresim së punuari edhe me atë të femrave. Ne skuadër kemi shumë vajza të mira që bëjnë maksimumin për të arritur sa më lartë. Neve si ekip jemi në bashkëpunim me kryetarin e Federatën së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahun dhe drejtorin sportiv Arben Krasniqin dhe sëbashku po punojmë që një numër i madh i basketbollisteve tona ti avancojmë në reprezentacionin e Kosovës”, përfundoii Miftari.