Nju-Jork, 15 shtator – Sanksionet ekonomike amerikane e keqësojnë situatën në Siri dhe mund të sjellin deri në ripërtëritje të konfliktit në rajon, theksohet në raportin e publikuar ditën e sotme të komisionit të pavarur të KB-së i cili e hulumtoi situatën në këtë vend arab.
Në kontekst të krizës ekonomike, pandemisë globale dhe intensifikimit të sanksioneve, përforcohet shqetësimi për qasje të ujit, energjisë elektrike dhe derivateve, për të cilat u fol edhe më parë. Kjo, megjithatë, rrezikon t’i ndezë arsye bazë për ripërtëritjen e konfliktit – rritjes së varfërisë dhe pabarazisë.
Lidhur me këtë, ekspertët e komisionit i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i shfuqizojnë sanksionet ndaj Sirisë, të sigurojnë qasje papengesa të vendit deri tek organizatat dhe strukturat e pavarura humanitare për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të sigurojnë qasje deri tek produktet bazë ushqimore, materialet bazë mjekësore sanitare dhe mjete për luftë kundër Kovid-19.
“Nëse e shikoni sot Sirinë, do të shihni se ekonomia i është shkatërruar tërësisht. Kjo në pjesë më të madhe ka të bëjë me sanksionet. Jemi të shqetësuar për sanksionet dhe që ata mund ta keqësojnë vuajtjen e popullatës civile”, thuhet në raportin e komisionit të pavarur të KB-së.
Nga fundi i vitit 2019, presidenti amerikan Donald Tramp e nënshkroi marrëveshjen, të njohur si “Cezar”, që hyri në fuqi më 1 qershor dhe përfshinte sanksione që i prekin pothuajse të gjitha fushat e ekonomisë siriane. Lista me sanksione u zgjerua më 17 qershor të këtij viti me 14 persona të rinj, duke i përfshirë edhe bashkëshorten dhe motrën e presidentit Bashar al Asad, si dhe 21 organizata.
Ministri i Punëve të Jashtme, Valid Mualem tha se në këtë mënyrë Uashingtoni tenton ta privojë popullatën siriane nga “copa e fundit e bukës” dhe i shfrytëzon sanksionet si mjet të fundit për t’i arritur qëllimet e veta në Siri. Sipas tij, Damasku tani më ka mësuar t’i kundërshtojë sanksionet dhe t’i ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për luftë kundër fqinjëve të tyre.