Nju-Jork, 6 korrik – Pandemia e koronavirusit kërcënohet ta ngec prapa luftën kundër HIV për dhjetë vjet ose më shumë, komunikoi sot KB-ja.
“Objektivat globale kundër HIV të vendosura për vitin 2020 nuk do të përmbushen”, theksohet në raportin e agjencisë së KB për luftën kundër kësaj sëmundje – UNAIDS.
Në të shtohet se edhe madje përparimi i bërë mund të humbet nëse diçka nuk ndërmerret, raporton gazeta Guardian.
Të dhënat nga viti 2019 tregojnë se 38 milionë njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me virusin e humana imunodeficienca (HIV), e cila shkakton SIDA-n. Kjo është një milion më shumë sesa në vitin 2018, sipas raportit të agjencisë.
Edhe pse 25.4 milionë njerëz me HIV u trajtuan me mjekim antiretrovirale në vitin 2019, megjithatë madje 12.6 milionë njerëz ende nuk marrin ilaçe.
Raporti gjithashtu zbulon se bota po ngec në parandalimin e infeksioneve të reja me HIV, me 1.7 milion raste të reja HIV në vitin 2019.