KB: Pandemia e ka rritur varfërinë ekstreme në botë

19

Nju-Jork, 1 dhjetor – Për shkak të pandemisë së koronavirusit, numri i njerëzve në botë të cilëve u nevojitet ndihmë humanitare për të mbijetuar ka arritur rekord të ri, kumtoi sot KB-ja, duke theksuar se varfëria ekstreme është rritur në mënyrë drastike për vetëm një vit.

Një në 33 persona do t’i nevojitet ndihmë për t’i kënaqur nevojat themelore siç janë ushqimi, uji dhe kushte sanitare në vitin 2021, që është rritje për 40 për qind këtë vit, thuhet në raportin global humanitar të KB-së.

Kjo do të thotë se 235 milionë njerëzve në mbarë botën u nevojitet ndihmë, kryesisht në Siri, Jemen, Afganistan, Republikën Demokratike të Kongos dhe Etioço, thuhet në raport.

“Krizës nuk po i shihet fundi”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i KB-sl, Antonio Guteresh.

Shtetet kanë dhënë 17 miliardë dollarë rekorde në vitin 2020 për përgjigje të përbashkët humanitare, duke përfshirë 70 për qind të njerëzve të cilët kanë nevojë, që është rritje për gjashtë për qind në krahasim me vitin 2019, thuhet në raport.

Por, KB-ja paralajmëroi se kanë mbledhur më pak se gjysmën nga 35 miliardë dollarë të nevojshme për luftën kundër urisë së përhapur, luftës kundër varfërisë dhe mbajtjes së fëmijëve në shkolla dhe u bëri thirrje vende më të pasura të japin kontribut në para.

“Bota e pasur tani mund ta shohë dritën në fund të tunelit”, deklaroi përfaqësuesi i KB-së për aktivitete humanitare, Mark Loukok. “Kjo nuk vlen për vendet më të varfra”, shtoi ai. (koha.mk)