Nju-Jork, 24 shkurt – Numri i njerëzve të urritur në Salvador, Guatemalë, Honduras dhe Nikaragua pothuajse katër herë më shumë është rritur në dy vitet e fundit, kumtoi KB në momentin kur ato vende luftojnë kundër krizës ekonomike.
Të dhënat e reja të Programit Botëror për ushqim të KB-së tregojnë se me uri përballen pothuajse tetë milion njerëz në këto katër shtete, që paraqet rritje të madhe në krahasim me vitin 2018, kur ai numër ka qenë 2,2 milion.
“Kriza ekonomike e nxitur nga Kovid-19 ka rezultuar me atë që ushqimi në dyqane më të mos jetë i arritshëm për njerëzit më të rrezikuar, të cilët parparakisht ishin të goditur edhe nga uraganet Eta dhe Jota”, deklaroi Migurl Bareto, drejtor rajonal i Programit Botëror për Ushqim për Amerikën Latine dhe Karaibet. Uraganet Eta dhe Jota e goditën pjesën qendrore të Amerikës në nëntor të vitit të kaluar.
Problemi me urinë është veçanërisht serioz në korridorin e ashtuquajtur të thatë i cili kalon nëpër Amerikën Qendrore. Në këtë rajon, ndryshimet klimatike i intensifikojnë thatësirat në vitet e fundit.
Programi botëror për ushqim i KB-së kumtoi se 15 për qind e të anketuarve, kanë deklaruar se ndërmarin hapa konkret për emigrim, që është pothuajse dyfish më i madh numri në krahasim me vitin 2018