Nju-Jork, 12 korrik – Këshilli i Sigurisë së KB-së mbrëmë nga përpjekja e pestë miratoi rezolutë për dërgesë të ndihmës humanitare në Siri përmes një vendkalimi kufitar me Turqinë.
Për rezolutën votuan 12 anëtarë të Këshillit të Sigurisë të KB-së, ndërsa Rusia, Kina dhe Republika Domenikane ishin të përmbajtur.
Me këtë vendim u vendos fund i mosmarrëveshjeve disaditëshe mes Rusisë dhe Kinës, nga njëra anë, ndërsa 13 anëtare nga ana tjetër, të cilat dy herë votuan t’i bllokojnë dy vendkalimet kufitare nga Turqia të cilat deri tani kanë shërbyer për ndihmë humanitare.
Edhe në të dy votimet, Rusia dhe Kina vendosën veto të rezolutës.
Gjermania dhe Belgjika, të cilat propozuan rezolutë me dy vendkalime kufitare, ishin detyruar të tërhiqen prejse Rusia u kërcënua se sërish do të vendosë veto, ndërsa drafti më i ri i Rusisë ka parashikuar hapje vetëm të një vendkalimi nga Turqia vitin e ardhshëm.
Ndihma ishte miratuar një ditë prejse skadoi leja për operacionin human gjashtëvjeçar për sirianët në pjesën veriperëndimore të vendit, vatra e fundit e kryengritësve në provincën Idlib.