Nju Jork, 17 qershor– Mungesa e ujit dhe thatësira mund ta dëmtojnë botën, ndërsa rreziqet me shpejtësi rriten me rritjen e temperaturave nëpër mbarë botën, thuhet në raportin e KB-së.
“Thatësira mund së shpejti të bëhet pandemi e radhës dhe nuk ka vaksinë për të”, ka theksuar në pres konferencën e sotme onlajn Mami Mixutori, përfaqësuese speciale e KB-së për uljen e rrezikut të katastrofave.
Ajo tha se thatësira veçmë ka shkaktuar të paktën 124 miliardë dollarë amerikan, humbje ekonomike dhe ka ndikuar në më shumë se 1.5 miliardë njerëz mes vitit 1998 dhe 2007.
Mund të thuhet se ngrohja globale ka përkeqësuar thatësirat në Evropën Jugore dhe Afrikën Perëndimore, thuhet në raport. Dhe nëse bota nuk reagon, numri i viktimave nga katastrofa “në mënyrë dramatike do të rritet”, paralajmëron përfaqësuesja e KB-së.
Rreth 130 vende do t’i nënshtroheshin rrezikut të madh nga thatësira për shkak të gazrave të të dëmshëm. Rreth 23 vende tjera do të përballeshin me mungesën e ujit, ndërsa 38 të tjera i janë nënshtruar dy rreziqeve.