Tripoli, 24 prill – Luftimet në kryeqytetin e Libisë kanë mbërritur afër qendrës për paraburgim, në të cilën ndodhen qindra emigrantë dhe refugjatë të ndaluar, kumtuan sot Kombet e Bashkuara.
Stefan Dizhariq, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, deklaroi se Agjencia për Ndihmë e KB-së ka marrë informacione se në qendrën e paraburgimit Kasër Ben Gashir, ku ndodhen rreth 890 refugjatë dhe emigrantë, kanë hyrë persona të armatosur.
Qendra ndodhet 20 kilometra në jug të qendrës së Tripolit.
Nga KB-ja theksojnë se rreth 3.600 refugjatë dhe emigrantë janë vendosur në ndërtesa në afërsi të linjës së zjarrit midis armatës së vetëshpallur kombëtare libaneze dhe milicëve të tjerë të armatosur.
Pesë qendrat ndodhen në zona, të cilat tashmë janë të goditura nga luftimet, derisa ka edhe gjashtë në afërsi të drejtpërdrejtë të konfliktit.
Kalifa Haftarm komandant ushtarak me seli në pjesën lindore të Libisë, më 5 prill filli aksion ushtarak me qëllim që të okupohet kryeqyteti Tripoli, ku ndodhet selia e Qeverisë, të cilën e njeh KB-ja.
Numri i viktimave që nga fillimi i përleshjeve të reja në Libi ka mbërritur 270, ndërsa 1.300 janë të plagosur, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa sipas të dhënave të agjencive humanitare të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 30.000 njerëz janë zhvendosur.