Nju Jork, 14 janar – SHBA-ja duhet ta “anulojë” vendimin e tyre për t’i vendosur rebelët hutë në listën me “terroristët” nëse nuk duan që Jemeni të përjetojë uri pa precedent në gati 40 vjet, theksuan sot disa zyrtarë të lartë të Këshillit për siguri të KB-së.
“Çfarë do t’i ndalojë ata ta anulojnë vendimin që hyn në fuqi më 19 janar”, tha zëvendëssekretari i përgjithshëm i KB-së për çështje humanitare, britaniku, Mark Loukok, duke vlerësuar se përjashtimi nga ai vendim i shpallur nga Uashingtoni për organizatat joqeveritare që shpërndajnë ndihma humanitare, nuk do ta zvogëlojë rrezikun nga uria e madhe.
Vendimi i administratës republikane të Donald Trampit për t’i etiketuar hutët si “terroristë”, me efekt nga 19 janari, një ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur u mirëprit nga Arabia Saudite, e cila po lufton kundër rebelëve hutë jemenas.
Por, ajo është kritikuar ashpër nga Bashkimi Evropian dhe organizatat joqeveritare, ndërsa demokratët kërkuan nga Xho Bajdeni ta ndërrojë menjëherë sa po ta marrë detyrën.
Përveç bllokimit të ndihmës humanitare, vendimi i SHBA-së do t’i ngadalësojë negociatat politike për t’i dhënë fund konfliktit, paralajmërojnë kritikët e tij.
Kjo është hera e parë që KB-ja, me rregull të kujdesshëm kur bëhet fjalë për SHBA-në, financuesin më të madh të organizatës, kaq hapur ta sulmojë vendimin e administratës amerikane në largim.