Nju-Jork, 10 janar – Vrasjet dhe përdhunimet në përleshjet etnike në krahinën Itura në lindje të Kongosdo të mund të jenë krim kundër njerëzimit, paralajmëroi sot UNHCR-ja.
Të paktën 701 persona janë vrarë, ndërsa 168 janë lënduar në përleshjet mes bashkësive hema dhe lendu nga dhjetori i vitit 2017 deri në shtator të vitit 2019. Përveç kësaj, 42 persona janë përdhunuar, shumica nga bashkësia hema.
UNHCR-ja paralajmëroi se kjo do të mund të jetë krim kundër njerëzimit.
Për shkak të përleshjeve në rajon janë zhvendosur më shumë se 600.000 njerëz, ndërsa armata dhe policia nuk arrijnë ta ndalojnë dhunën, theksoi Organizata.
KB-ja i bëri thirrje Kongos t’i zgjidhë arsyet për dhunën.
Kongon lindore po e trondit shumë kriza, duke i përfshirë grupet aktive kryengritëse dhe ebola e cila ka marrë jetën e më shumë se 2.000 njerëzve.(koha.mk)