Teheran, 19 nëntor – Komisariati i Lartë i KB-së për të drejtat e njeriut e ka dënuar përdorimin e forcës, duke përfshirë edhe përdorimin e municionit ushtarak, mbi demonstruesit në Iran, transmeton gazeta KOHA.
Komisariati shpreh shqetësim për shkak të informatave për numrin e “madh” të vdekjeve nëpër vend.
DPA, duke cituar Amesti interneshenell, njoftoi se në protesta kishte më shumë se 100 demonstrues të vdekur.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për përdorimin e municionit të vërtetë që ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve në mbarë vendin”, deklaroi zëdhënësi i komisariatit Rupert Kolvil, duke ju bërë thirrje autoriteteve iraniane që ta kthejnë menjëherë qasjen në internet dhe format e tjera të komunikimit që mundësojnë lirinë e shprehjes dhe qasjen deri tek informacionet.
Që nga e premtja në mbrëmje në Iran ka pasur demonstrata për shkak të rritjes së paparalajmëruar të çmimit të derivateve.
Komisariati i Lartë i KB-së thekson se jetën e kanë humbur disa dhjetëra njerëz, por shton se ky numër është vështirë të verifikohet. KB-ja shton mbi 1.000 njerëz janë plagosur në trazirat.(koha.mk)